Hoti

Ky është premtimi i Andin Hotit për babain e tij

Andin Hoti, djali i Ukshin Hotit, që tashmë ka siguruar edhe votat për tu bërë deputet i Kuvendit të Kosovës, ka bërë një premtim emocional për babain e tij. Ai në një status në profilin e vet në “Facebook” ka thënë se do të vazhdojë rrugën që ka trasuar babai i tij. “Urime Babi! Në Ditëlindjen Tënde të 74-të, qytetarët e Kosovës, miqtë e tu dhe të Familjes, mbështetësit e idealeve për një Republikë të zhvilluar dhe në funksion të Bashkimit, më kanë dhënë besim dhe përgjegjësi për t’i përfaqësuar dhe për ta ndjekur këtë qëllim në Parlamentin e Kosovës. Për ditën Tënde të shënuar, dhurata që dua të të bëj është PREMTIMI se do të vazhdoj në rrugën që më ke trasuar”, ka shkruar Hoti.

 

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Shqipëria po hyn në fazë të re bashkëpunimi strategjik me Greqinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës në Tirana Economic Forum , një aktivitet që …