Londër, furgoni përplas besimtarët që dilnin nga xhamia

Londër, furgoni përplas besimtarët që dilnin nga xhamia

Një person vdiq dhe 10 të tjerë u plagosën kur një furgon u përplas mbi kalimtarët pranë një xhamie në veri të Londrës. Raportet në media tregojnë se kamioni është ngjitur në trotuar e ka goditur grupin e njerëzve pak pas mesnatës, në “Finsbury Park”. Një 48-vjeçar ka përfunduar në pranga e sipas kryeministres Theresa May, policia po e trajton rastin si “sulm të mundshëm terrorist”. Këshilli i Myslimanëve të Britanisë deklaroi se furgoni është lëshuar qëllimisht në drejtim të besimtarëve. Besohet se shumë prej viktimave kanë qenë duke u larguar pas lutjeve të mbrëmjes në thyerjen e agjerimit të Ramazanit. Këshilli e cilësoi incidentin një “manifestim të dhunshëm të islamofobisë” dhe kërkoi përforcimin e masave të sigurisë rreth xhamive. Sipas kryebashkiakut të Londrës, Sadiq Khan, forca policore shtesë janë duke u dërguar ndërkohë në mbrojtje të komuniteteve, sidomos atyre që mbajnë Ramazanin.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …