Inspektohen punimet në stadiumin e qytetit në Malishevë

Stadiumi i qytetit në Malishevë, pritet të bëhet gati për sezonin e ri të garave, ku ekipi i futbollit nga Malisheva, garat do ti zhvilloj në këtë stadium e jo në stadiume të komunave fqinje. Po ashtu, është duke u punuar ne ndërtimin e shtigjeve të atletikës. Këto punime i kanë inspektuar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku dhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Blerta Krasniqi. Punimet janë duke vazhduar me intensitet të lartë që renovimi dhe përgatitja e stadiumit të jetë i gatshëm sa më shpejt që është e mundur, në mënyrë që të jetë në funksion për sezonin e ri në garat e futbollit. Aktualisht po punohet në përgatitjen e fushës. Po ashtu, në të njëjtën kohë, në këtë stadium po punohet edhe në ndërtimin e shtigjeve të atletikës, ku do të mund të zhvillohen garat në atletikë dhe do të jetë njëri nga stadiumet e rralla në vend, qo do të ketë edhe shtigjet e atletikës. Mazreku e Krasniqi, janë ndarë të kënaqur me ecurinë e deritanishme të punimeve në renovimin dhe përgatitjen e stadiumit, dhe kanë kërkuar që çdo gjë të punohet me standarde, përfshi edhe terrenet për atletikë, në mënyrë që të mund të zhvillohen të gjitha garat.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …