U përkujtuan pesë dëshmorët të Malishevës të rënë 19 vite më parë

Me nderime në varrezat e dëshmorëve dhe në vendin e rënies, janë përkujtuar dëshmorët e kombit, Hamdi Berisha, Sadik Shala, Habib Berisha, Afrim Krasniqi dhe Liman Gegaj, të cilët ranë heroikisht në luftën e Rahovecit, 19 vite më parë. Nderime dhe homazhe ka bërë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Të pesë dëshmorët, ranë 19 vite më parë, gjatë luftimeve në qytetin e Rahovecit dhe në mbrojtje të popullatës civile. Ata u përkujtuan nga familjarët, bashkëluftëtarët dhe strukturat udhëheqëse të Komunës së Malishevës, në krye më kryetarin Ragip Begaj. Fillimisht, janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe më pas edhe në vendin e rënies në Rahovec, ku edhe janë ngritur lapidarë në nderim të pesë dëshmorëve të kombit, pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti falenderon qytetarët për mandatin katërt në krye të komunës së Vitisë

Kryetari i Vitisë Sokol Haliti ka falënderuar qytetarët përmes një postimi të tij në facebook …