Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë sot diskutojnë për çmimet referente

Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë sot diskutojnë për çmimet referente

Zëvendësministrja e Financave e Republikës së Shqipërisë, Irena Beqirja, sot do të vizitojë Kosovën ku do të takohet me ministrin në detyrë të Financave, Avdullah Hoti dhe ministren në detyrë të Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Financave, në këtë takim do të marrin pjesë edhe zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, drejtoresha e Përgjithshme e Doganave të Republikës së Shqipërisë, Belinda Ikonomi, drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri, si dhe drejtori i Departamentit t Politikave Ekonomike, Publike dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar Financiar, Behxhet Haliti. Gjatë takimit pritet të diskutohet për çështjen e çmimeve referente që po vendosen nga pala shqiptare, si dhe për çështje të tjera që janë pjesë e marrëveshjeve që janë nënshkruar deri më tani nga dy vendet.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …