Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka mirëkuptim për Greqinë sepse atje edhe ka studiuar

Bushati: Qeveria e Shqipërisë po angazhohet për mos ekstradimin në Serbi të Ismail Morinës

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati ka deklaruar se Qeveria e Shqipërisë po angazhohet për mos ekstradimin nga Kroacia në Serbi të shtetasit të Shqipërisë, Ismail Morina, i arrestuar kohë më parë në Dubrovnik në bazë të flet arrestit të Serbisë të bërë nëpërmjet interpolit. Ne jemi duke biseduar me Kroacinë që nga komunikimi i dy kryeministrave pak ditë më parë në Podgoricë, e deri te veprimet e tjera të institucioneve shtetërore. Bushati është shprehur besimplotë se çështja do të zgjidhet në mënyrë racionale. Ne tani jemi në një tryezë shahu ku secila prej palëve bën lëvizjet që i gjykon me dobiprurëse. Serbia i ka bërë veprimet e saj. Kemi precedentin Italian, ku ju refuzua kërkesa Serbisë. Ne besojmë që Kroacia duhet të ndjeke këtë precedent, ka deklaruar shefi i diplomacisë së Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Për zgjedhjet lokale më 12 tetor, mërgata voton vetëm me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për zgjedhjet lokale të 12 tetorit …