Greg Delawie

Greg Delawie: Është koha që vetë udhëheqësit e Kosovës të gjejnë zgjidhje, pa pritur që këtë ta bëjnë të huajt

Ambasadori amerikan në Kosovës, Greg Delawie ka bërë të qartë se ka ardhur koha që vetë udhëheqësit e Kosovës të gjejnë zgjidhje, pa pritur që këtë ta bëjnë të huajt. “Mendoj se çka duhet të shohim është zgjidhje e vetë autoriteteve të vendit. Matematika është e pacenueshme. I keni tri grupe, e secila prej tyre i ka përafërsisht rreth një të tretave të deputetëve. Është e qartë se duhet të ketë ndonjë kompromis dhe që duhet të ketë kompromis të nxjerrë nga vetë protagonistët dhe të mos pritet që koalicioni të krijohet nga të huajt”, ka thënë Delawie, duke lënë të kuptohet imponimi i para tri viteve, kur ambasadat e huaja bënë presion që të lidhet  koalicioni mes PDK-së e LDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: PDK-ja nuk ka qenë e hapur për kompromis me Kurtin dhe VV-në

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se partia e tij nuk ka pasur asnjë …