Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri: Është e rëndë që të fyhen komandantët e UÇK-së

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, ka kritikuar Frashër Krasniqin nga Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se është gjë e rëndë fyerja e komandantëve të UÇK-së, ndërsa bëri thirrje për që në seancën konstituive të mos përdoret gjuha e urrejtjes. Ai ka thënë se nuk ka marrë vota për të krijuar një urrejtje në Kuvend. Duke iu drejtuar deputetit të Vetëvendosjes Frashër Krasniqi, Tahiri tha se sikur të mos ishin komandantët e UÇK-së as kryesuesi i Kuvendit,  nuk do të mund të fliste shqip në këtë institucion prej nga ishte dëbuar  me dhunë nga Serbia. Ka njerëz të ndershëm edhe prej komandantëve, ata që janë nëpër gjykata ndoshta një ditë do t’iu ndodhë që të gjykohen, por unë këtu mendoj të jetë tjetër gjuhë për të ecur përpara. Nuk më intereson e kaluara nëse dëshirojmë të ecim përpara, të zhbllokojmë institucionet, duhet një gjuhë jo urrejtëse, për një bashkim politik të ardhmen e këtij vendi. Është e rëndë që para këtyre diplomatëve për t’i fyer gjithë komandantët e UÇK-së”, ka thënë Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Gjuha e flamuri për të cilat dhenë e lanë me gjak. Mic Sokoli, Hasan Prishtina e Isa Boletini sot lirshëm përdoren në tokat dardane

Ali Ahmeti: Gjuha e flamuri për të cilat dhenë e lanë me gjak, Mic Sokoli, Hasan Prishtina e Isa Boletini sot lirshëm përdoren në tokat dardane

Kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti sot ka qëndruar në Bajram Curr të Tropojës ku …