Pacolli: Sot jetojmë në liri, por nuk duhet ta harrojmë të kaluarën, i kemi ende mbi 1660 persona të pagjetur

Pacolli: Sot jetojmë në liri, por nuk duhet ta harrojmë të kaluarën, i kemi ende mbi 1660 persona të pagjetur

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka thënë se e kaluara nuk duhet të harruar pasi sot kemi ende mbi 1660 persona të pagjetur. Këtë gjë ia kishte sjellur Pacollit në mendje një shtëpi e shkatërruar nga forcat serbe, të cilën e kishte parë rrugës.

“Rrugës duke udhëtuar me makinë, ndalova për pak çaste duke shikuar këtë shtëpi të shkatërruar nga forcat serbe. Ne sot jetojmë në liri, por nuk duhet harruar e kaluara. Sot kemi ende mbi 1660 persona të pagjetur”, ka shkruar ai në një postim në rrjetin social.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi ratifikon kredinë prej 60 milionë eurosh për “Prishtina 2030”

Me 95 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin …