leoni

Kryetari Thaçi: 11 shtatori, ditë e kthesës së madhe në historinë botërore

Hashim Thaçi: 11 shtatori 2001 ishte dita më e kobshme në shekullin e sapofilluar, por veçanërisht për popullin mik amerikan

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, duke përkujtuar sulmet terroriste të 11 shtatori, ka thënë se dita e 11 shtatorit 2001 ishte më e kobshmja në shekullin e sapofilluar për mbarë botën, por veçanërisht për popullin mik amerikan. Ai ka shkruar në rrjetin social se sulmet terroriste ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork dhe ndaj Pentagonit ishin shumë mizore.

“Ndonëse ditë e rëndë për mbarë botën e qytetëruar, ajo u bë edhe ditë e kthesës së madhe në historinë botërore. Sulmet mbi kullat binjake, ku humbën jetën mijëra persona, më pas binjakëzuan shumë shtete e popuj në luftë të përbashkët kundër terrorizmit, të cilat, të udhëhequra nga SHBA-ja ngadhënjyen në këtë luftë. Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë përkrah popullit mik amerikan dhe sot kujtojmë viktimat e 11 shtatorit 2001 me nderime të larta shtetërore”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …