Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel, do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë

Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel, do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë nga e marta deri të dielën më 5 korrik. Gjatë vizitës së tij, ai do të takohet me zyrtarë qeveritarë dhe përfaqësues të institucioneve zyrtare. Sot, Engel do të takohet me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, në orën 10:00 në zyrën e kryetares. Më 1 korrik, Engel do të takohet me zyrtarët të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Engel në ditët në vazhdim do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, me kryeministrin Isa Mustafa, ministrin e Punëve të Brendshme, Skender Hysenin dhe me kryetarin e komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …