leoni

Fillon asfaltimi i gjashtë rrugicave dhe rruga deri tek magjistralja në fshatin Nikaj

Gjashtë rrugica në fshatin Nikaj dhe rruga e fshatit deri tek magjistralja, tashmë kanë filluar të asfaltohen. Për të përcjellur nga afër punimet, vendpunishten e vizitoi Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe Drejtori për Shërbime Publike Ramadush Osmani. Kryetari vlerësoi asfaltimin e këtyre rrugicave, që do të lehtësojnë jetesën dhe qarkullimin e banorëve të fshatit Nikaj.

Asfaltimi i rrugicave në fshatin Nikaj është duke u realizuar në kuadër të projekteve komunale që do të kushton 18 mijë 193 euro, mjete të ndara nga buxheti komunal. Ndërsa projekti i asfaltimit të rrugës nga magjistralja, është implementuar në kuadër të memorandumit të përbashkët të Komunës së Kaçanikut me Ministrinë e Infrastrukturës ku do të realizohen gjashtë projekte rrugore.

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i …