Qendra kryesore e mjekësisë Familjare ,,Adem Ukëhaxhaj’’në Deçan më Autoambulancë të re

Qendra kryesore e mjekësisë Familjare ,,Adem Ukëhaxhaj’’në Deçan bëhet me Autoambulancë të re. Këtë e ka bërë të mundshme Ministria e Shëndetësisë e cila përmes përfaqësuesit të sajë Ardian Mehmetaj, në prani të Drejtorit të Shëndetësisë Ibrahim Selmonaj dhe Drejtori i QKMF-së Selmon Berisha, jua ka dozuar çelësat e kësaj autoambulance QKMF-së në Deçan. Kjo Autoambulancë ka qenë mese e nevojshme për këtë qendër më vet faktin se ka shumë kërkesa nga qytetarët dhe kemi qen të mangët në ketë drejtim, kështu tha Drejtori i QKMF-së në Deçan Selmon Berisha. Ai tutje tha se kjo qendër deri me tani ka qenë e pajisur më 3 Autoambulanca por që nuk kanë qenë në gjendje të mirë, autoambulanca më e re është në funksion tash e 9 vite ndërsa kjo Autoambulanca për QKMF-në ka qenë mese e domosdoshme duke pas parasysh se komuna e Deçanit ka mbi 42 mijë banorë dhe kërkesat janë jashtëzakonisht të mëdha. Më tutje drejtori Berisha falënderoi Ardian Mehemetaj nga Ministria e Shëndetësisë i cili kishte pranuar kërkesën tonë më kohë dhe kanë nda mjete në vlerë prej 34 mije euro për ketë Autoambulance.

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …