Kadri Rexha – Dervish Shaqa

Doli në dritë libri, “Dervish Shaqa”,  i autorit,Kadri Rexha, Libri, “Dervish Shaqa”,  i autorit,Kadri Rexha, është një monografi letrare e  shkruar me përkushtim dhe kompetencëpër jetën dhe veprën atristike e rapsodike të këngëtarit të mirënjohur shqiptar, Dervish Shaqa. Autori ka arritur ta hulumtojë dhe ta studiojë krijimtarinë artistike të rapsodit, në të gjitha etapat e tij jetësore, prej këngës së parë e deri te kënga e fundit. Një studim i tillë, serioz, plotëson mungesën tejet të shprehur të deritanishme të shkrimeve e studimeve të mirëfillta për rapsodin më të njohur të kombit shqiptar, në shekullin xx,  Dervish Shaqa, kënga e të cilit  ka qenë burim frymëzimi për shumë  breza të atdhetarëve dhe çlirimtarëve në të gjitha trojet etnike të Shqipërisë. Libri ka 284 faqe, botoi: Radio-Kosova e Lirë, shtypi “Shkrola” në Prishtinë. PUNIM I NIVELIT MONOGRAFIK (Pjesë nga fjala e Mentorit)   Nisur nga fakti se Dervish Shaqa si rapsod kulmoi në interpretimin e këngëve të reja epike apo këngëve historike me mbushje epike-historike, me të drejtë autori i këtij libri përqendrohet pikërisht në këtë fond këngësh, sepse në interpretimin e tyre Dervish Shaqa shfaqet si rapsod markant, rapsod në kuptimin e plotë të fjalës. Në këndimin e këngëve me mbushje epike të cikleve të periudhës së Pashallëqeve të Mëdha, të Tanzimatit, të Rilindjes Kombëtare dhe të Pavarësisë, të periudhës së pushtimit dhe të ripushtimit serbo-malazez si dhe këngëve për personalitetet e mëdha historike, Dervish Shaqa bëhet shkollë e veçantë e ngritjes dhe forcimit të koshiencës kombëtare të kolektivitetit receptues shqiptar kundër pushtuesve. Duke trajtuar drejt problematikën me të cilën merret autori ka arritur rezultate të pranueshme që parashtrohen para një studimi të tillë. Në mbështetje të njohurive solide teorike-letrare, në këtë studim ai trajton ndërtimin kompozicional të këngëve, ndërtimin artistik të personazheve, strukturën metrike të vargut të këngëve si dhe sistemin figurativ të tyre. Në mbështetje të kësaj që u tha mund të konstatohet se libri “Rapsodi i kombit” i autorit Kadri Rexha paraqet të parin punim të plotë të nivelit monografik në të cilin me kompetencë profesionale dhe në gjerësi trajtohet bota tematike-motivore dhe arti i repertorit të këngëve të interpretuara nga Dervish Shaqa.   Prof. dr. Enver Mehmeti     SHËNIME PËR AUTORIN   Kadri Rexha lindi më 7 shkurt 1949 në fshatin Cerrcë të komunës së Burimit (Istogut). Shkollën fillore dhe gjimnazin i mbaroi në Burim në vitin 1968. Studimet, Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Fakulteti Filozofik, i mbaroi në Universitetin e Prishtinës. Është magjistër i shkencave filologjike. Gjatë vitit shkollor 1972/73 punoi si profesor i Gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe i Gjuhës latine në Gjimnazin e Burimit. Nga viti 1973 e deri në vitin 1978 punoi si profesor i Gjuhës dhe letërsisë shqipe në Sh. F. “Naim Frashëri” (ish “V. Nazor”) të Prishtinës. Nga viti 1978 e deri në shkurt të vitit 1982, kur edhe burgoset për veprimtari atdhetare, punoi në sektorin e klasifikimit të librit si dhe në atë të zhvillimit të bibliotekarisë së Kosovës, në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Pas vuajtjes së dënimit dhe daljes nga burgu, në vitin 1986 arratiset në Zvicër, ku ka zhvilluar veprimtari të dukshme në fushën e politikës dhe të kulturës. Nga Maji i vitit 2006 është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Jeton dhe vepron në Zvicër. Poezinë e parë e ka botuar si nxënës i klasës së pestë të shkollës fillore. Në fushën e publicistikës është paraqitur qysh si student, në fillim të viteve të shtatëdhjeta. Ka shkruar poezi, recensione për libra të botuar, ese, vështrime letrare, portrete figurash të shquara të kulturës dhe të historisë kombëtare, kolumne politike, etj. Ka bashkëpunuar me gazetat dhe revistat e kohës: “Rilindja”, “Bota e re”, “Fjala”, “Flaka e vëllazërimit”, “Zëri i rinisë”, “Zëri i Kosovës”, “Demokracia”, “Alternativa”, “Republika”, “Qëndresa”, “Fjala e lirisë”, “Epoka e re”, “Zëri ditor”, “Kosova sot”, “Lajm”,www.radiokosovaelirë.com,www.pashtriku.org. Deri më tashti ka botuar librat:Kosovë, gurrë e bardhë, poemë, “Zëri i Kosovës”, Biel-Biene,1989, me pseudonimin D. Bardhi;Fati i luleve – rruga jetësore e shkrimtaritdhe atdhetarit Jusuf Gërvalla(monografi), Buzuku, Prishtinë,1993; Pushkë lajmëtare, (monografi për Gjeneralmajorin Edmond Hoxha), “Epoka e re”, Prishtinë, 2002. Ka redaktuar dhjetëra libra letrarë dhe publicistikë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Libri i Ismet Begollit: Analiza,  kumtesa, poezi, politikë”, është një përmbledhje e veçantë krijuese, në …