Kryekuvendari i Shqipërisë, Gramoz Ruçi foli në Konferencën kryetarëve të kuvendeve të vendeve të Ballkanit

Kryekuvendari i Shqipërisë, Gramoz Ruçi foli në Konferencën kryetarëve të kuvendeve të vendeve të Ballkanit

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka marrë pjesë ditën e sotme në Konferencën e 8-të të Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ruçi ka theksuar se kuvendi ka përmbushur një nga detyrimet kryesore që Shqipëria ka në këtë fazë të procesit të integrimit në BE duke miratuar me konsensus të gjerë ligjet në kuadër të reformës zgjedhore dhe asaj në drejtësi. “Anëtarësimi i plotë në BE është qëllimi jonë i përbashkët i cili krijon institucione të besueshme dhe një shtet në të cilin sundon ligji. Kuvendi ka miratuar me konsensus të gjerë ligje në kuadër të reformës zgjedhore dhe asaj në drejtësi duke përmbushur një nga detyrimet kryesore që Shqipëria ka në këtë fazë të procesit të integrimit në BE. Prioritet i Kuvendit të Shqipërisë forcimi i dialogut politik e konkretizuar dhe në marrëveshjen e 17 Majit 2017”, është shprehur Gramoz Ruçi.

Kontrolloni gjithashtu

Mandatari për kryeministër të vendit, Avdullah Hoti sot e prezanton programin e tij qeverisës

Avdullah Hoti: Zgjedhjet në kohë festash të papërshtatshme, por jetike për kthimin e normalitetit

Ish deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 28 …