Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri zotohet se do të qartësohet vdekja e Astrit Deharit

Është bërë një vit nga vdekja e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.  Një hetim i bërë nga institucionet vendore të hetuesisë thotë se Dehari u vetëvra. Por, familja kërkon ekspertizë ndërkombëtare. Për këtë, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri zotohet se do të ketë angazhim maksimal. Tahiri ka thënë se që nga dita e parë e punës e ka vendosur këtë çështje në prioritet.

“Edhe sot, dua të ritheksoj se i kam dërguar kryeprokurorit një letër në të cilën kam kërkuar bashkëpunim dhe kam theksuar se e ndjej për obligim institucional dhe njerëzor që të përmbushen obligimet që dalin nga rekomandimet e Kuvendit të Kosovës. Kam kërkuar një super-ekspertizë, që do të behet në bashkëpunim me familjes Dehari”, tha Tahiri, në një prononcim për Gazetën Metro.

Ai tha se Qeveria e Kosovës ka aprovuar kërkesën e tij që të ndahen mjete financiare në shumën prej 50 mijë eurove për ekspertizën shtesë jashtë vendit në lidhje me vdekjen e Astritit. Tahiri kërkon që ky rast të mos përdoret politikisht nga kushdo, por t’i lihet drejtësisë, qoftë edhe ndërkombëtare ta thotë fjalën e vet. Ministri shton se mbi të gjitha familja Dehari meriton drejtësi, dhe për këtë jep zotim se do të ndodhë.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Kurti të tërhiqet nga marrëveshja me NATO-n, ose mos bëj lojëra pa shije për konsum të brendshëm

Vlora Çitaku: “17 shkurti i 2008-s, dita më e ftohtë dhe njëkohësisht më e ngrohtë e një shekulli për Kosovën”

Sekretarja e përgjithshme e Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka kujtuar ditën historike të …