Amerika i ka dhuruar Shqipërisë një paketë automjetesh të blinduara të transportit

Amerika i ka dhuruar Shqipërisë një paketë automjetesh të blinduara të transportit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar  Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë një paketë automjetesh të blinduara të transportit. Ambasadori Donald Lu tha nga Zall Herri aty ku u mbajt dhe ceremonia, se është shënura  një rritje të madhe në buxhet, për herë të parë që nga anetarësimi në NATO në vitin 2009. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Po ashtu, ambasadori  Lu theksoi se duhet të ndihemi krenarë që shohim ministren Xhaçka të investojë për të ardhmen, si dhe njoftoi një vizitë të rëndësishme që e pret në Pentagon. Vizita e ministres Xhaçka në Pentagon do të realizohet në janar të vitit 2018, do zgjerojë marrëdhëniet ushtarake dhe do rrisë mbështetjen tonë për Forcat e Armatosura tha ambasadoi amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …