Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në një takim familjarët e të dënuarve në rastin e Kumanovës

Sot në Kuvendin e Kosovës mblidhen pesë komisione parlamentare

Gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen pesë komisione parlamentare. Kështu, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha raporton para Komisionit për Integrime Evropiane. Duke filluar nga ora 10:00, Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës takohet me përfaqësuesit e Qendrës së Gjenevës për Siguri, Zhvillim dhe Sundimin e Ligjit. Po sot Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës, do të mbajë takimin e dytë koordinues me kryetarë të komisioneve parlamentare të Kuvendit lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Ndërsa ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani raporton para Komisionit për Zhvillim Ekonomik. Nga ora 11:00, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi raporton para Komisionit për Arsim.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dënon me vendosmëri deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq

REL: Ministrja serbe Snezhana Paunoviq mori pagë për vite nga një institucion shëndetësor i mbyllur në Kosovë

Ministrja serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, ka vazhduar të marrë pagë …