leoni

Nga 1839 dëshmorë sa kishte në përfundim të luftës në Kosovë, komisioni qeveritar 18 vjet pas luftës ka shpallur 2961

Nga 1839 dëshmorë sa kishte në përfundim të luftës në Kosovë, komisioni qeveritar 18 vjet pas luftës ka shpallur 2961

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar raporti me listën e numrit të dëshmorëve të kombit, të luftës së UÇK-së. Sipas listës aktuale numri i dëshmorëve të kombit është 2961. “Është miratuar edhe raporti me listën e numrit të Dëshmorëve të Kombit, sipas shënimeve të ofruara nga puna e Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të pjesëtarit, veteranit, invalidit dhe dëshmorit të Luftës së UÇK-së. Numri i dëshmorëve të kombit, sipas listave aktuale është 2961”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Në qershor të vitit 1999, numri i dëshmorëve nga shtatë zonat operative  ka qenë 1839. Tani, 18 vjet pas mbarimit të luftës,  në listat e dëshmorëve del të jenë shtuar edhe më shumë se 1000 dëshmorë të tjerë. Po ashtu edhe kategoritë e veteranëve e invalidëve janë dyfishuar e trefishuar. Përfaqësuesit e veteranëve, shumë nga krerët e luftës, komandantët e caktuar, prore thirren në mbrojtje të vlerave të luftës, por kur ato shkelen me rritjen e trefishimin e veteranëve, invalidëve, rritjen për gjysmë të numrit të dëshmorëve, ata heshtin. Heshtja e tyre flet dhe shpjegon gjithçka. Nderi dhe vlerat e luftës nuk mbrohen duke falsifikuar luftën e shtrenjtë dhe të shenjtë të UÇK-së dhe duke rrahur gjoks nëpër protesta, sapo të vonohen pagat. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …