Kosova dhe shqiptarët përgjithësisht kudo ku janë po festojnë 10-vjetorin e pavarësisë

Kanë filluar organizimet për manifestimin e 10-vjetorit të pavarësisë, viti jubilar i Republikës së Kosovës

Kanë filluar organizimet për manifestimin e 10 vjetorit të pavarësisë, vitit jubile të Republikës së Kosovës. Për dallim nga viti i kaluar, ku përvjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës u festua ftohtë, sivjet nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, ky jubile i parë i pavarësisë së Kosovës pritet të ketë festë më të madhe. Kryetari, Hashim Thaçi, tashmë ka nënshkruar edhe vendimin për emërimin e Këshillit Organizativ për shënimin e dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës 17 shkurt 2008 – 17 shkurt 2018. Ky këshill organizativ, i cili kryesohet nga Presidenca, përbëhet edhe prej Zyrës së Kryetarit të Kuvendit, Zyrës së Kryeministrit të Kosovës dhe Protokolli i Shtetit. Zyrtarë të Presidencës për KosovaPress tregojnë se tashmë e kanë hapur konkursin publik edhe për logon dhe sloganin nën të cilin do të organizohet çdo ngjarje manifestive për këtë vit jubile të pavarësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …