Brickos

Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuar u debatua lidhur me zhvillimet në Kosovë

Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuar u debatua lidhur me zhvillimet në Kosovë

Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbrëmë u debatua lidhur me zhvillimet në Kosovë në periudhën tremujore, prej 16 korrikut e deri më 15 tetor të këtij viti. Në raportin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u lavdëruan përpjekjet e institucioneve të Kosovës për ta mbajtur ambientin paqësor në periudhën e gjatë të paqartësisë politike pas zgjedhjeve të 11 qershorit.  Ambasadori i Britanisë së Madhe  në OKB, ka mbështetur nismën e Shteteve të Bashkuara, Francës dhe të Kosovës për të ndryshuar formatin e misionit të OKB-së në vendin tonë. Është koha që UNMIK të punojë më pak, e jo më shumë”, tha diplomati britanik, duke shtuar se Britania ishte e zhgënjyer, pasi një iniciativë e tillë nuk gjen mirëkuptimin e palëve tjera. Kina ka kundërshtuar rrudhjen e pranisë së UNMIK-ut në Kosovë dhe ka konsideruar se ajo ende mbështet rezolutën 1244 të OKB-së, e cila ia njeh Serbisë sovranitetin mbi Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …