Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: UNMIK-ut i ka kaluar mandati dhe tani është një mision i panevojshëm dhe i pavlefshëm në Kosovë

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së edhe një herë ia ka bërë të ditur Serbisë se Kosova tashmë është shtet i pavarur dhe kjo gjë nuk mund të ndryshojë. Çitaku po ashtu në këtë mbledhje  ia ka bërë të ditur ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, që UNMIK-ut tashmë i ka kaluar mandati dhe Kosova  është e lirë dhe e sigurt dhe se misioni i tillë nuk është më i nevojshëm as i vlefshëm. Ajo ka kërkuar  nga udhëheqësi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së që këto mbledhje të mos mbahen çdo tre muaj pasi kjo është humbje kohe.

Kontrolloni gjithashtu

“TRIUMFI DARDAN”/ 40 KADETË TË NATO-s, SFIDOHEN NË KOSOVË, 52 KILOMETRA NË TERREN TË VËSHTIRË

Qendra për Studime Universitare e FSK-së ka përmbyllur garën njëjavore “Triumfi Dardan”, me pjesëmarrjen rekord …