leoni

Eulex

“Le Monde”: EULEX është një mision politik që kishte për qëllim të rrëzonte një pjesë të krahut të luftës së UÇK-së

Në Misionin Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, më në fund është zbuluar vetëm  njëri nga shumë skandalet që janë fshehur vazhdimisht për opinion. Malcolm Simmons, gjyqtari që ka dhënë dorëheqje nga misioni i instaluar dhunshëm në Kosovë ka hedhur akuza të rënda për korrupsion brenda EULEX-it, duke dëshmuar  me fakte se mision ka pasur për qëllim të rrëzojë një pjesë të skenës politike në Kosovë, duke përfshirë Fatmir Limajn tani Zëvendës-kryeministër në Qeverinë Haradinaj. Në intervistën e  publikuar në Le Monde, ai thotë se “EULEX-i nuk është misioni i promovimit të sundimit dhe ligjit. Është një mision politik. Kushdo që mendon ndryshe, është naiv ose i marrë, ka thënë Simmons, i cili ka qenë gjyqtar i këtij misioni,  që nga fillimi kur është instaluar në vitin 2008 pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Simmons deri në vitin  2014 dhe  ka kryesuar asamblenë e Gjykatësve të EULEX-it, në vendin tonë

Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësuese së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, është prononcuar rreth akuzave të gjyqtarit të EULEX që është larguar nga ky mision duke bërë akuza për korrupsion. Kocijancic u ka thënë mediave në Bruksel Bashimi Europian e edhe EULEX kanë zero tolerancë për akuzat dhe për sjellje të pahijshme të të gjithë anëtarëve të misionit. Akuzat janë hetuar nga një gjyqtar i pavarur dhe disa nga të gjeturat janë pranuar në bordin disiplinues dhe dua të theksoj se të gjitha procedurat e parapara në kod janë ndjekur me përpikëri. Nuk mund të flas enkas për ndonjë akuzë dhe për hetimet që po vazhdojnë”, ka thënë Kocijançiç.

Kontrolloni gjithashtu

Debate në KQZ mes Listës Serbe dhe partive shqiptare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot mbledhjen me debate të ashpra mes përfaqësuesve të …