Gjykata Themelore Prishtinë

Gjykata Themelore e Prishtinës sot pritet të shpallë aktgjykimin në rastin e aktivistëve të Vetëvendosjes

Gjykata Themelore e Prishtinës sot pritet  të shpallë aktgjykimin në rastin e aktivistëve të Vetëvendosjes, të akuzuar për sulmin me mjet shpërthyes kundër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës më 4 gusht 2016. Këtë vendim Gjykata e kishte marrë pasi palët dhanë fjalën përfundimtare në rastin e të akuzuarve: Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Adea Batusha dhe Egzon Haliti.Në fjalën përfundimtare, avokati i Frashër Krasniqit ka thënë se prokurori ka dështuar të bindë se sulmi kundër Kuvendit të Kosovës është kryer nga klienti i tij dhe të akuzuarit e tjerë.  Ndërsa, prokurori i Prokurorisë Speciale kërkoi nga Gjykata të shpallë të pandehurit fajtorë dhe t’i dënojë sipas ligjit.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …