Partia Demokratike e Kosovës, vlerëson se nga dhjetë komuna që kanë garuar në balotazh, në tetë prej tyre janë në epërsi, ndërsa, në dy tjera janë me rezultat të ngushtë. Abelard Tahiri nga PDK-ja, tha se tashmë në tri komunat e mëdha, Prizren, Mitrovicë dhe Ferizaj PDK ka shënuar fitore. Derisa, ka ftuar gjithë komisionerët e PDK-së që ta ruajnë votën e qytetarëve që ia dhanë kandidatëve të saj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
