Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti: Jemi të fokusuar në mbrojtjen e çdo vote dhe mbrojtjen e fitores deri ne fund

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti: Jemi të fokusuar në mbrojtjen e çdo vote dhe mbrojtjen e fitores deri ne fund

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili në rezultatet preliminare të publikuara nga KQZ, ka fituar edhe një mandate të dytë që ta udhëheq Prishtinën, ka shkruar në rrjetin social se është më se e qartë se kush ka qenë i angazhuar për ta kthyer nëntokën në Prishtinë.

“Është më se e qartë se kush ka qenë i angazhuar për ta kthyer nëntokën në Prishtinë. Po ashtu është e qartë sa paraja ka hy në këtë betejë kundër nesh. Koalicionet e fshehta te krejt ketyre të mbêshtetura prej portaleve kriminele nuk patën sukses. Tash kur po e dijnë se edhe votat me kusht do ta konfirmojnë fitoren tonë po mundohen me shpifje e sulme të dezinformojnë. Ne jemi të fokusuar në mbrojtjen e çdo vote dhe mbrojtjen e fitores deri ne fund. Falemnderit të gjithëve për mbështetjen me të cilen nuk lejuam që krimi të kthehet në Prishtinë”, ka shkruar Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj përjashton bashkëpunimin me VV: I hapur për konsulta me LDK-në dhe PDK-në

Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk është i gatshëm të bashkëpunojë me Vetëvendosjen, duke theksuar …