Deputetët e PDK-së në shenj proteste kundër diskriminimit të UÇK-së nga EULEX-i lëshojnë sallën e Kuvendit

Deputetët e PDK-së në shenj proteste kundër diskriminimit të UÇK-së nga EULEX-i lëshojnë sallën e Kuvendit

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka treguar arsyet e lëshimit të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se partia shpreh indinjatë lidhur me raportimet për një qasje diskriminuese të EULEX-it kundër ish-ushtarëve të UÇK-së. Ish-kryetari i gjyqtarëve ka deklaruar zyrtarisht se EULEX-i ka pasur qasje selektive, madje ka përfshirë edhe gjyqtarin e rastit “Drenica 2”. Kjo për  neve është e papranueshme dhe jo profesionale”, ka thënë deputeti Krasniqi. Kërkojmë urgjentisht nga udhëheqësit e EULEX-it që t’i japin Kuvendit një përgjigje të detajuar për këto pretendime kaq serioze. Këto duhet të marrin përgjigje të plotë. Duhet të dihet e vërteta. Si shprehje e protestës ne sot do të lëshojmë sallën e Kuvendit. Propozojmë që seanca e sotme të vazhdojë nesër në orën 10:00. Ftojmë të gjithë deputetët të na bashkohen”, ka saktësuar, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …