KQZ nuk miraton vendimin e PZAP-së, shtyhet vendimi për rinumërim të votave në Prishtinë e Prizren

KQZ nuk miraton vendimin e PZAP-së, shtyhet vendimi për rinumërim të votave në Prishtinë e Prizren

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka miratuar vendimin e PAZP-së, për rinumërim të votave në Prishtinë e Prizren, si dhe për rinumërim të pjesshëm të votave në Dragash, Burim e Rahovec. Krejt kjo pasi ka qenë anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Adnan Rrustemi i cili ka kundërshtuar që një gjë e tillë të votohet sot. Ai këtë e ka arsyetuar se duhet të respektohet afati ligjor për ankesa dhe të pritet vendimi i Gjykatës Supreme. Kjo mbledhje është karakterizuar  me akuza dhe debate të nxehta mes anëtarëve të KQZ-së. Ndryshe KQZ  ka marrë vendim që të vazhdohet numërimi i votave me kusht dhe me postë në këto komuna.

Kontrolloni gjithashtu

Rashit Qalaj

Rashit Qalaj akuzon Albin Kurtin për bllokimin e institucioneve

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Rashit Qalaj, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se …