Haradinaj

Haradinaj: Loja me kufijtë në Ballkan është tejet e rrezikshme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për “Deutche Welle”, duke  komentuar deklaratat e disa politikanëve nga Serbia për ndarjen e Kosovës, ka thënë se loja me kufijtë në Ballkan është tejet e rrezikshme, dhe nuk është diçka e mençur që duhet folur për të. Unë nuk besoj se këto janë histori serioze. Pasojat e tragjedive janë të mëdha, dhe nuk është e mençur të flasim tani për këtë çështje. Populli i Kosovës pret që Serbia në fund të dialogut me Beogradin ata ta njohin pavarësinë. Lidhur me Asociacionin, Haradinaj deklaroi se kjo do të mund të bëhet vetëm sipas Kushtetutës së Kosovës dhe jo ndryshe.

Kontrolloni gjithashtu

Urim i ngrohtë dhe plot mirënjohje: Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari përcjell mesazh frymëzues për Fitër Bajram

Me rastin e festës së shenjtë të Fitër Bajramit, Komandanti i Forcës së Sigurisë së …