Gjykata Kushtetuese

Komisioni i Posaçëm shqyrtoi aplikacionet e kandidatëve për pozitën e një anëtari në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës

Komisioni i Posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, shqyrtoi sot aplikacionet e kandidatëve për pozitën e një anëtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Në këtë takim, të kryesuar nga  kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u bë vlerësimi i përmbushjes së kritereve të kandidatëve, të përcaktuara me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Komisioni konstatoi se 10 të nominuarit: Shqipdon Fazliu, Emrush Kastrati, Shkëmb Manaj, Besfort Rrecaj, Makfirete Krasniqi, Vigan Qorrolli, Ramë Hyseni, Hashim Çollaku, Shqipe Ibraj-Mala dhe Nexhmi Rexhepi, i plotësojnë kushtet formalo-juridike për të qenë gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese. Në bazë të planit të veprimit, Komisioni vendosi që testi me shkrim i të nominuarve të mbahet me 4 dhjetor 2017, ndërsa intervistimi me gojë do të bëhet më datën 11 dhjetor 2017.

Kontrolloni gjithashtu

Vazhdohet paraburgimi “Thaçi dhe të tjerët” nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale ka vendosur që paraburgimi i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në rastin …