Ish-gjyqtari i Tribubalit të Hagës, Wolfgang Schomburg thotë se Gjykata Speciale është diskrimininuese për Kosovën

Ish-gjyqtari i Tribubalit të Hagës, Wolfgang Schomburg thotë se Gjykata Speciale është diskrimininuese për Kosovën

Duke folur në një intervistë për Dojçe Vele, lidhur me Gjykatën Speciale kundër UÇK-së, ish-gjyqtari i Tribubalit të Hagës, Wolfgang Schomburg thotë se Gjykata e tillë  është diskrimininuese. Nëse në bashkësinë ndërkombëtare ekzsiton mendimi, që ndokund duhet të shqyrtohet ndonjë rast, atëherë do të kishte qenë më mirë që të ishte mandatuar Gjykata në Hagë. Dihet se ajo gjykatë ka  pasur disa procese lidhur me Kosovën, atëherë përse duhej trajtuar edhe një herë ky kapitull i Kosovës? Unë e konsideroj këtë në një farë mënyre si diskriminim të Kosovës. Është e vetëkuptueshme, që në rajone të veçanta edhe mund të ngrihen pretendime për raste të caktuara duke kërkuar, që të zbardhen ato në nivel lokal, pasi nuk kanë mund të përmbyllen në një gjykatë ndërkombëtare. Por në rastin e Kosovës unë nuk i kuptoj arsyet dhe kjo më duket si diskriminuese. Wolfgang Schomburg (69 vjeç) ka qenë gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Gjermanisë në Karlsruhe dhe në vitet 2001 – 2008 i pari gjyqtar gjerman në Tribunalin e Hagës. Ai ka qenë gjithashtu gjyqtar deri në vitin 2008 në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për Ruandën në Arusha.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …