Zv.kryeministri Pacolli ka falënderuar ambasadorët për kontributin e vendeve të tyre për Kosovën

Zv.kryeministri Pacolli ka falënderuar ambasadorët për kontributin e vendeve të tyre për Kosovën

Zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, ka organizuar mbrëmje solemne për korin diplomatik të akredituar në vendin tonë të cilët i falënderoi për kontributin që kanë dhënë shtetet e tyre për Kosovën. “Ju miqtë tanë të shumtë na keni ndihmuar në çdo hap. Ne jemi një shtet i krijuar nga fillimi. Themelet janë ndërtuar të forta. E gjitha kjo është një eksperiencë unike për të gjithë. Për ne kosovarët, por dhe për miqtë tanë ndërkombëtarë. Ne kemi ulur në nivel zero konfliktualitetin ndëretnik. Ne nuk duam të jemi temë konfrontimi apo shkëmbimi diplomatik e fuqive të mëdha. Ne na duhet integrimi ndërkombëtar, dhe nuk çojmë kurrfarë peshe në përplasjet botërore. Ne na duhet vëmendja globale për lajme të mira dhe jo për lajme negative. Ndaj do ju lutesha të nderuar miq ndërkombëtarë, të kapërceni diferencat e vogla, të mëdha, mes jush; na ndihmoni në mënyrë afatgjatë, kompaktë, dhe me vizion, na mbështesni për hyrjen në OKB”, bëri thirrje shefi i diplomacisë së vendit tonë, Behgjet Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …