Gani Dreshaj: Lajm i mirë mbyllja e Monego-s dhe Iute Credit, këto dy kompani ishin fajde e legalizuar në Kosovë

Zgjedhjet lokale në Burim i ka fituar Gani Dreshaj i AAK-së

Zgjedhjet lokale në Burim i ka fituar  Gani Dreshaj i AAK-së. Ky lajm u bë i ditur pas numërimit të 100 për qind të votave. Dreshaj ka arritur të marrë në fund 50.1 për qind të votave, ndërsa kryetari aktual, Haki Rugova i PDK-së mbetet me 49.9 për qind të votave. Dreshaj ka marrë 52 vota më shumë se kundërkandidati i tij. Kandidati i AAK-së ka marrë 10241 vota, ndërsa Rugova 10189 vota. Fituesi do të bëhet i ditur pas numërimit të votave me kusht dhe me postë. Rivotimi në këtë komunë është bërë pasi Gjykata Supreme kishte vërtetuar ankesën e LDK-së se kishte pasur manipulim të votave me postë, vota këto që ishin për kandidatin e AAK-së, Gani Dreshaj.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza: Zgjedhjet e 28 dhjetorit janë mundësi për ndryshim dhe qeverisje që ofron shërbime funksionale

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza e ka vazhduar …