Ish-kandidati i pavaruar për kryetar të Burimit, Arif Elshani: Kjo është fitorja e parë e kësaj komune pas çlirimit

Ish-kandidati i pavaruar për kryetar të Burimit, Arif Elshani: Kjo është fitorja e parë e kësaj komune pas çlirimit

Arif Elshani i cili në zgjedhjet lokale në Istog kishte kandiduar si i pavarur tha se sonte Burimi është çliruar përsëri. Ai si mbështetës i kandidatit të AAK-së Gani Dreshaj e që kishte dal për të festuar bashkë me të, tha se kjo ditë dhe kjo datë duhet të kujtohet si datë historike pas hyrjes së NATO-s dhe fitores së UÇK-së.

“Kjo është fitorja e dytë për Istogun kemi ardhë një gjeneratë e re në këtë komunë për ta udhëhequr me në krye Gani Dreshajn që është një fitore shekullore kemi hequr të keqen  Istogut, kemi ndalur autobusët për Hungari pra sot në krye me Dreshajn është liruar Istogu nga një grup i organizimit që kanë punuar vetëm për interesat e veta”, ka thënë Elshani.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …