leoni

Agim Aliu

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka dhënë betimin, para anëtarëve të Kuvendit

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka dhënë betimin, para anëtarëve të Kuvendit Komunal të Ferizajt. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës anëtarë të kabinetit qeveritar, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, përfaqësues të komunitetit fetar, të mekanizmave ndërkombëtarë civilë e ushtarakë, atyre të sigurisë vendore, shoqërisë civile dhe tjerë. Aliu ka siguruar qytetarët se vazhdimësia e të arriturave të deritanishme, do të vazhdojë edhe në pjesën e mbetur të mandatit. “Do të përpiqem dhe kam idetë dhe programin tashmë të njohur nga të gjithë, që në partneritet me qytetarët, subjektet politike, Kuvendin e Komunës, shoqërinë civile, elitën intelektuale e afariste të komunës dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë, ambiciet tona t’i rrisim në nivel edhe më të avancuar”, ka thënë Aliu. Pas ceremonisë solemne është bërë edhe pranim-dorëzimi i detyrës nga ish-kryetari i Ferizajt Muharrem Svarça.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres apelon për “një plan global vaksinimi” kundër Covid-19

Antonio Guterres: Ka rrezik që konflikti me Iranin të dal jashtë kontrollit dhe të ketë pasoja për mbarë botën

Pas sulmit nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj tri bazave bërthamore në …