Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli për Krishtlindje nderon katër dëshmorët dhe familjen Lleshi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli për Krishtlindje nderon katër dëshmorët dhe familjen Lleshi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në ditën e Krishtlindjes ka qëndruar në Vraniq të Gjakovës, ku ka vizituar Familjen Lleshi e cila ka dhënë katër dëshmorë për lirinë e Kosovës, si dhe monumentin kushtuar katër dëshmorëve të kësaj familjeje. Po ashtu, ai ka vizituar edhe Famullinë e Gjakovës ku u prit nga Patër Ndou. Kryetari me këtë rast uroi për sa më shumë dashuri e prosperitet për të gjithë.

“Në ditën e Krishtlindjes, sot isha për vizitë tek familja e Gegë Lleshit në fshatin Vraniq të Gjakovës ku nderuam katër dëshmorët e kësaj familje. Ndërsa në Famullinë e Gjakovës u prita nga Patër Ndou dhe urova sa më shumë dashuri e prosperitet për të gjithë”, ka shkuar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: “Ajo që po ndodh dy vitet e fundit është pengmarrje e Kosovës”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zhvillimet politike dhe institucionale në …