Veteranët e UÇK-së do të protestojnë sot, për mos trajtim të barabartë me kategoritë e tjera sociale në Ligjin e ri për paga

Migjen Shala fton deputetët të votojnë kundër Gjykatës Speciale në rast të kundërt fton të akuzuarit të mos i përgjigjen asaj

Luftëtari i lirisë dhe nënkryetar i OVL të UÇK-së Migjen Shala ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që të zhbëjnë Gjykatën Speciale.  Të akuzuarit eventualë nga Gjykata Speciale me seli në Hagë i ka ftuar që të mos i përgjigjen asaj. “I bëjmë thirrje gjithë të akuzuarve që të mos bashkëpunojë me Gjykatën Speciale”, ka thënë Shala. “Ne mbesim kundër kësaj Gjykate Speciale. Jemi për themelimin e Gjykatës Speciale nga institucionet vendore”, ka thënë ai. Shala ka treguar se nga Shoqatat janë mbledhur më shumë se 15 mijë e 800 nënshkrime. E kemi proceduar në sekretari të Kuvendit dhe presim që të ketë përgjigjen adekuate nga deputetët pas festave të fundvitit. Ne mendojmë se kanë bërë gabim ata që e kanë votuar, dhe presim që ta përmirësojnë atë gabim. Nuk mund t’ia lëmë historisë e gjeneratave të reja këtë gabim”, ka thënë Shala. Kososva mund të destabilizohet  nëse Gjykata Speciale nuk zhbëhet prej deputetëve në Kuvend, ka nënvizuar Migjen Shala.

 

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Çollaku

Bekim Çollaku: Po zhvillohen negociata të fshehta për formimin e Qeverisë

Anëtari i PDK-së, Bekim Çollaku, ka deklaruar se partitë politike në Kosovë janë përfshirë në …