Ministri Lekaj u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Aviacionit Civil të Kosovës, Driton Gjonbalaj

Ministri Lekaj u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Aviacionit Civil të Kosovës, Driton Gjonbalaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Aviacionit Civil të Kosovës, Driton Gjonbalaj. Në një takim të rregullt pune me Drejtorin e Përgjithshëm të Aviacionit Civil të Kosovës,  Driton Gjonbalaj, ministri, Lekaj  përveç tjerash ka diskutuar edhe për sigurinë e aviacionit civil. Ai kërkoi nga Drejtori Gjonbalaj zbatimin e standardeve të sigurisë së aviacionit civil në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane dhe me legjislacionin e Republikës së Kosovës. Ndërkaq Drejtori i Përgjithshëm i Aviacionit Civil të Kosovës,   Driton Gjonbalaj, ia konfirmoi edhe një herë ministrit Lekaj, se siguria e aviacionit civil është në nivel me standardet ndërkombëtare dhe evropiane. Republika e Kosovës i  zbaton me përpikëri të gjitha kërkesat që dalin nga Marrëveshja për Hapësirën e Përbashkët të Aviacionit (MHPA), lidhur me sigurinë e aviacionit civil.

Kontrolloni gjithashtu

Më disa aktivitete përkujtimore sot edhe në Kosovë shënohet 19 vjetori i sulmit terrorist në Nju Jork të SHBA-ve

Bedri Hamza në 25-vjetorin e 11 Shtatorit: “Jemi mirënjohës ndaj SHBA-së, gjithmonë do të jemi bashkë me popullin amerikan”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të …