Pirro Prifti: Çmimi Nobël – përsëri larg Kadaresë

Shumë shqiptarë  shprehën keqardhjen që për të satën herë shkrimtari ynë i njohur Ismail Kadare nuk arriti të fitojë edhe kësaj here çmimin Nobel për Letërsinë  Sidoqoftë kjo gjë nuk është fundi i botës.


I.Kadare njihet për talentin e tij letrar që herët pasi ai mbaroi shkollën e lartë në Moskë dhe njëra nga veprat e tij të hershme një dashuri e rinisë u bë objekt diskutimesh  në media por edhe qejf mbetje midis tij dhe Nasho Jorgaqit. Po të vihet re , jo rastësisht herë pas here në shtyp dhe në median televizive shkruhen ngjarje, debate, për veprën e Kadaresë duke u përpjekur të mbajnë gjallë trashëgiminë e tij madje  ndonjë tv privat edhe e ka realizuar në formë anketimi nëse fiton apo jo Kadare çmimin Nobël ose jo.


 


Dëshira e madhe e inteligjencies shqiptare si e asaj brënda vendit ashtu edhe në Kosovë, në shqiptarët e Maqedonisë është që çmimin Nobël ta marrë një shqiptar dhe çmimi Nobël më i afërt për shqiptarët është ai për letërsinë duke qënë se çmimet e tjera Nobël janë të vështira për tu arritur qoftë për shkak të specifitetit  dhe mos pasjes së profesionistëve të përshtatshëm shqiptarë për ti përmbushur këto kritere.


 


Dy shqiptarë (me origjinë shqiptare) nga diaspora kanë marrë çmimin Nobel:


Me datë 19 Nëntori  1979 në Oslo të Norvegjisë çmimin Nobel për Paqe e mori humanistja jonë e famshme Nënë Tereza (26 gusht 1910 – 5 shtator 1997);


Dhe çmimin e dytë e Nobel për për Fiziologji dhe Mjekësi e ka marrë edhe një shqiptar tjetër por me origjinë shqiptare që jeton në SHBA Ferid Murad (14 shtator 1936).


 


Një çmim të tretë për letërsinë kërkohet prej disa kohësh pas rënies së komunizmit, pra në kohën e demokracisë e kërkon shkrimtari ismail Kadare dhe këto katër vjetët e fundit ka qënë në listën e pritjes përta fituar atë. Sidoqoftë ky çmim për letërsinë  mbetet larg për Kadarenë, pavarësisht disa çmimeve të tjera ndërkombëtare. Pak hollësi për këtë çmim letrar po i jap më poshtë.


Çmimi Nobel për letërsinë për vitin 2014 e fitoi  69-vjeçarit francez,  Patrick Modiano, dhe i 16-ti për Francën në Letërsi.


 


Jane ndare 101 cmime Nobel për Letersine që nga viti 2001 e deri më 2014.


 


Ismail Kadare per katër vitet e fundit ka qënë pretendent per këtë cmim por ky cmim është fituar nga të tjerët me motivacione të qarta për humanizëm, dashurinë për fëmijët, dashurinë për jetën, luftën kundër persekutimit dhe luftën kundër racizmit:


 


Viti 2009 –                     Herta Myller              1953          Gjermani


 


Viti 2010 –                     Mario Vargas Llosa   1936          Peru


 


Viti 2011 –                     Tomas Trantromer   1931           Suedi


 


Viti 2012 –                       Mo Yan                       1955           Kina (version kinez i Franc Kafkas)


 


Viti 2013 –                     Alice Munro                1931          Kanada


 


Viti 2014 –                     Patrick Modiano         1945          Franca


 


Medalja e Akademise së Suedisë për çmimin Nobel për Letërsine është një Medalion që paraqet nje djalë që rri ulur nën një dru dafine që i dëgjon dhe shkruan këngën e Muzës. Në medaljonin ngjyrë ari të çmimit Nobel për Letërsinë shkruhet:


 


 “Inventas vitam juvat excoluisse per artes“- “Krijimet përmirësojnë jetën që është e zbukuruar përmes Artit“. Këto janë vargje nga Eneida e Virgjilit, kënga VI, vargu 663.


 


Përse nuk e fiton dot Kadare?  Dhe pyetja tjetër është: a duhet të hidhërohemi që ky shkrimtar nuk po e merr dot?


 


Janë pyetje, që unë i kam dhënë përgjigje në disa shkrime të mëparshme, por pavarësisht dëshirës atdhetare dhe të sinqertë për ta fituar një shkrimtar i yni, pavarësisht reklamës dhe publicitetit të madh që i është bërë këtij shkrimtari i cili fitoi nam që në kohën e diktaturës me veprat e tij djallëzore si “Dimri i Vetmisë së Madhe“ në të cilën mesazhi është i qartë: vetëm udhëheqësi është i pa njollë dhe i mirë, të tjerët  nuk janë të tillë. Dhe ky mesazh u kap nga publiku i atëhershëm shqiptar si një argument për të përkrahur edhe më tej PPSH,… duke i zgjatur jetën komunizmit. Djallëzia e Enver Hoxhës për të afruar rreth vetes njerëz me talent të madh si Kadare, ishte një veti e tij tjetër negative për të ndihmuar klanin e tij që të mbijetonte me anë të përfshirjes dhe manipulimit të intelektualëve të atëhershëm. Mbajtja afër e talenteve i zgjati jetën rregjimit komunist dhe kjo është e vërteta e hidhur e asaj kohe.  Kjo ishte edhe shkaku se përse në Shqipërinë ateiste nuk pati opozitarë dhe kundërshtues të regjimit nga intelektualët.


 


Pa i hyrë historisë më tej, edhe pas rrëzimit të regjimit komunist dhe ardhjes së demokracisë, 173 intelektualët e shquar që mblodhi R. Alia në gusht –shtator 1990 për të përgatitur opinionin brënda e jashtë vëndit për domosdoshmërinë e pluralizmit partiak dhe afrimin me Europën perëndimore dhe SHBA, u përdorën në fakt për të vazhduar trashëgiminë komuniste edhe pas rrëzimit të komunizmit duke na kujtuar edhe njëherë artificat që përdori Hoxha për të mbajtur afër inteligjencien dhe për të vënë në gjumë popullin. Në këto rrethana edhe e ashtuquajtura `arratisje e Kadaresë` në 1990 , me sa duket me qëllim për ta përgatitur atë si një lider të ardhshëm politik -dështoi sepse nuk e besoi kush.


 


I parë në këto aspekte, Kadare mbeti shkrimtar i talentuar i oborrit komunist të atëhershëm dhe përfaqëson një talent të madh të shfrytëzuar ndoshta me dashjen e tij (mbijetesë sipas autorit) i cili së bashku me intelektualët e tjerë të përkëdhelur nga PPSH (disa nga të cilët janë edhe në ditët e sotme) i zgjatën jetën rregjimit sepse ndoshta u gënjyen nga privilegjet e atij rregjimi.


 


Pa e zgjatur, shkrimet e Kadarese në kohën e demokracisë nuk e kanë atë cilësi, ambitendencë e ambivalencë, por kanë kamuflazhin përkatës, krahasuar me shkrimet e bëra në kohën e diktaturës; sidoqoftë mesazhet e dhëna nga këto shkrimë të dy kohëve (diktaturë-demokraci), janë diametralisht të kundërta që mohojnë njëra tjetrën. 


 


E atashuar edhe me mesazhet pak humane, por shpesh nacionaliste të sforcuara, dhe mesazhin famëkeq të veprave të kohës së diktaturës si… uji që del nga burimi është i pastër (Enveri), por që ndotet poshtë (zyrtarët dhe populli)…., kanë bërë që çmimi Nobel t`i rrijë larg Kadaresë deri tani.


 


Mesa duket Kadare nuk mund ta marrë atë, megjithëse talenti i tij në shkrimet është i njëjtë me atë të Nobelistëve letrarë nga ana e formës, e përshkrimit, simbolikës, metaforave dhe krahasimeve letrare. Por, përmbajtja dhe Mesazhi i veprës së Kadaresë nuk përputhet dhe nuk është bindës. Veprën e Kadaresë për fat të keq do ta ndjekë hija e diktatorit.


 


Kur themi Kadare kujtojmë Enverin që ai mbrojti dhe i dha besën sa qe gjallë.


 


 Ky fakt nuk duhet të na deziluzionojë sepse Shqipëria është plot talente qoftë letrare or dhe në shkencat e tjera. Kombi shqiptar është vital dhe, ashtu si thotë një nga këngët e rilindësve që këndohet nga Grupi karakteristik i Korçës:..sa të rrojë gjithësia do të rrojë dhe Shqipëria.., do dalin talente të tjera që do të përdoren për të mirën e popullit dhe jo të udhëheqësit.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Nëpër shekuj kënga e popullit: Shaqir Cërvadiku, këngëtar i lindur në akordin e çiftelisë

Këngëtari, Shaqir Cërvadiku, ka kënduar e këndon  me tërë qenien, këndon me shpirt e zemër, …