leoni

Shpallen Laureatet e vitit 2017 në Sporte në Skenderaj

Në Skenderaj në një ceremoni të organizuar nga Komuna e Skenderajt, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, janë shpallur lauratet e vitit 2017 në Sporte. Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, uroj Klubet dhe sportistët për rezultatet e arritura në vitin 2017. Në këtë vit ka dominuar sporti Femëror në Skenderaj, ku çmimet e para i morën:

Klubi më i mirë i vitit 2017 u zgjodh Klubi i Volejbollit ”Skenderaj”

Trajneri më i mirë për vitin 2017, Ylli Kadriu nga po i njëjti klub

Sportiste e vitit 2017 u zgjodh Egzona Geci Volejbolliste e klubit të Volejbollit Skenderaj.

Punëtor Sportiv u zgjodh Tahir Çitaku.

Në këtë event ishin te pranishëm edhe nënkryetari i FFK-së Agim Ademi, sekretari gjeneral Eroll Salihu, zonja Aferdita Fazliu zëvendësdrejtoresh ne departamentin e sportit ne MKRS etj.

Për sportistët e dalluar u ndanë mirënjohje dhe shpërblime.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi ofron mbështetje për gratë në sektorin e bujqësisë, në punët artizanale në politikë e vendimmarrje

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka takuar gra nga pjesë të ndryshme …