Hashim Thaçi: Është krejtësisht demokratike kërkesa e deputetëve për ta ndryshuar vendimin për Gjykatën Speciale

Kryetari Thaçi vazhdon të këmbëngul se nisma për shfuqizimi i Gjykatës Speciale është kushtetuese

Kryetari, Hashim Thaçi vazhdon të këmbëngul se nisma për shfuqizimi i Gjykatës Speciale është kushtetuese. Ai ritheksoi se iniciativa e deputetëve për shfuqizimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar është kushtetuese dhe ligjore. Unë nuk jam kryetar i asnjë partie politike jam president i vendit dhe punoj në interes të shtetit, punoj në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim etnik, ideologjik apo krahinor. Unë as nuk iu lë diçka në dorë deputetëve por as nuk iu marrë nga dora deputetëve, ata janë të zot të vetvetes, janë të zgjedhur e populli, iniciativa është plotësisht kushtetuese, ligjore dhe procedularisht e rregullt, si presidenti i vendit do të kryej obligimin tim kushtetues, theksoi Kryetari, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

“TRIUMFI DARDAN”/ 40 KADETË TË NATO-s, SFIDOHEN NË KOSOVË, 52 KILOMETRA NË TERREN TË VËSHTIRË

Qendra për Studime Universitare e FSK-së ka përmbyllur garën njëjavore “Triumfi Dardan”, me pjesëmarrjen rekord …