Mërgimtari Rexhep Shala nga fshati Ratkoc ndihmon 6-të familje në nevojë të Komunës së Rahovecit

Gjatë ditës së mërkurë, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi e ka pritur në takim në zyrën e tij mërgimtarin, Rexhep Shala nga fshati Ratkoc.

Rexhep Shala, e ka njoftuar Kryetarin Latifi se ka vendosur që të jep donacion-ndihmë për 6-të familje me nevojë në Komunën e Rahovecit, ai po ashtu ka premtuar se do të shikoj mundësinë që në të ardhmen të ndihmohen edhe familje tjera të cilat kanë nevojë.

Donacionin e dhënë nga mërgimtari Shala, e ka vlerësuar lartë Kryetari Latifi, duke thënë se, Komuna në vazhdimësi me mundësit buxhetore që ka u del në ndihmë familjeve në nevojë, por ndihma nga ana juaj është vërtet e mirëseardhur dhe sadopak do të ua lehtësoj gjendjen familjeve në nevojë.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …