Nderohen të rënët e Masakrës së Reçakut në 19 vjetorin e rënies

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi më bashkëpunëtorë, bëri homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak. “ Në 19 vjetorin e rënies, sot kthehemi në histori për të kujtuar gjakun e civilëve të pafajshëm, të cilët u vranë në mënyrën më çnjerëzore nga forcat paramilitare serbe. Masakra e Reçakut ishte masakër që tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën” tha mes tjerash Kryetari Ilazi, ndërsa shtoi se duhet të kujdesemi që ta ruajmë dhe ta kujtojmë historinë që ajo të mos përsëritet. Kryetari Ilazi përshëndeti dhe falënderoi për kontributin e veçantë Ish-shefin e misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin William Walker, i cili e pati cilësuar masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit.

Në përvjetorin e 19 të masakrës së Reçakut, homazhe janë bërë edhe në Kompleksin Memorial te Varrezat e Dëshmorëve në Kaçanik, në nderim të dëshmorit Ali Beqa, i cili u vra në Masakrën e Reçakut.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sesion informues mbi zhvillimin e Komunitetit

Sot në sallën e Kuvendit Komunal të Vitisë, është mbajtur Sesioni Informues me Fondacionin Kosovo-Luxemburg, …