Visar Ymeri: Lëvizja Vetëvendosje është në fazë të rëndësishme, duhet të heqë dorë nga vetja për të mirën e përbashkët

Ymeri: Lëvizja Vetëvendosje është në fazë të rëndësishme, duhet të heqë dorë nga vetja për të mirën e përbashkët

Ish kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, pas mbledhjes së kryesisë dhe grupit parlamentar të partisë, ka pohuar se nuk ka parë ndonjë mundësi të përafrimit të qëndrimeve. “Nuk është se ka ndonjë përparim në këtë drejtim. Nuk shoh ndonjë mundësi as të përafrimit te qëndrimeve dhe as me e ndonjë marrëveshje. Nuk pashë vullnet. Konsideroj që Vetëvendosje është në fazë të rëndësishme, duhet të heqë dorë nga vetja, për të mirën e përbashkët. Janë zhvillimet e viteve të fundit”, ka theksuar Ymeri për media.

Kurse kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar se ka mospajtime dhe nuk kanë arrit të gjejnë marrëveshje, por që janë dakorduar që diskutimet të vazhdojnë. “Ne që jemi mësuar me mbledhje, kjo ishte relativisht e shkurt. Problemi është i dukshëm dhe ka mospajtime të theksuara. Për të herë parë janë shtruar hapur. Nuk kemi arrit të gjejmë marrëveshje, e të dakordohemi, por ka qenë diskutimi më i sinqertë. U dakorduam që diskutimet të vazhdojmë. Do të kemi takime më intensive”, tha Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …