Kryetari Ramosaj ka pritur në takim zëvendësministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka pritur në takim zëvendësministrin Shukri Maxhuni nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Republikën e Kosovës.

Gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur më mundësit e subvencionimit të fermerëve në komunën e Deçanit në sektorët të ndryshme si: blegtori (gjedhe, dele, dhi), pemëtari si dhe mundësin e investimit në sera te fermerët e komunë së Deçanit me qëllimin e subvencionimit të prodhimit vendor dhe krijimin e vendeve te reja të punës.

Zëvendësministri, Shukri Maxhuni tha se kjo vizitë është në kuadër të vizitave që po bëjmë në komuna për të identifikuar nevojat e tyre në sektorin e bujqësisë, derë to është  edhe komuna e Deçanit.

Brenda tre muajve ne si ministri do të dalim më projektin final të hartuar nëpër të gjitha komunat e Kosovës ku do të jenë të inkorporuara edhe kërkesat e komunës së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …