Erërat e forta dhe shiu që ra pa ndërpre nga orët e pasdites të datës 02.02.2018, dhe gjatë ter ditës se shtunë,kanë shkaktuar, problem jashtëzakonisht të mëdha në qytetin e Deçanit po ashtu edhe në disa fshatrat. Pas kësaj situate të krijuar kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm, Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Shërbimin e Zjarrfikësve, Policin e Kosovës, Kompaninë ,,Hixhena” dhe kompanitë tjera të kontraktuar për mirëmbajtje, ku bashkë kanë krijuar një shtab të emergjencave dukë marrë të gjitha masat e nevojshme që të kthejnë gjendjen e krijuar në normalitet. ,,Jam i shqetësuar edhe unë si kryetra i komunës më këtë gjendje, kjo situate është krijuar si pasoj e një kanali i quajtur ,,Përroi i Ukjave,, i cili gjendet në kryqëzimin e rrugës ,,Sali Çeku,, tek rruga që të dërgon tek Manastiri dhe rruga e UÇK-së. Ky kanal disa herë është pastruar dhe betonuar por kjo vjen si pasojë e pa kujdesisë së qytetarëve të cilët në vazhdimësi hedhin mbeturina dhe një shi i rrëmbyeshëm sikurse ky sjell edhe pasoja dhe dalje te ujit nga shtrati neper qytet” tha Kryetari Ramosaj, gjatë këtij takimi me shtabin emergjent. Kryetari Raosaj bashkë më kompanitë e kontraktuara dhe shtabin e krijuar janë dalë edhe në teren për te par nga afër gjendjen. Ata kanë vizituar edhe fshatrat, Carrabreg, Prilep, Rastavic, Baballoq, Isniq, Dubovik. Ekipet emergjente me kompanitë e kontraktuara janë duke punuar në lirimin e urave në Carrabreg, Prilep dhe Baballoq ku paraqesin më shumë rrezik për përmbytje. Ky shtab më pastaj do dal në teren dhe do të bej edhe verifikimin e dëmeve nëse ka shkaktuar në ndonjë ekonomi familjare apo biznese. Vlen te theksohet se përkundër gjendjes së krijuar situata është nën kontroll tha kryetari Ramosaj. Ai fton qytetaret të jenë të kujdesshëm dhe çdo lëvizje e fëmijëve të jetë nën përcjelljen e të rriturve. Për çdo situate janë në dispozicion numrat kujdestar: 049844200