Zëvendësministri Dukolli mori pjesë në konferencën rajonale “Ekonomia e fshehur”

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ҫerkin Dukolli mori pjesë në konferencën e parë rajonale,“Ekonomia e Fshehur” të mbajtur në Shkup të Maqedonisë, konferencë kjo e organizuar nga Qendra për Hulumtim dhe Politikbërje (Maqedoni), Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (Shqipëri) dhe Demokracia për Zhvillim (Kosovë). Në emër të MPMS-së, zëvendësministri Dukolli përgëzoi organizatorët e konferencës duke thënë se organizime me tematikë të tillë, kontribuojnë në ngritjen e bashkëpunimit, avancimin dhe adresimin e sfidave të ekonomisë së fshehur, me të cilat përballen shoqëritë tona. Zëvendësministri Dukolli theksoi përkushtimin e MPMS-së që në kuadër të ngritjes së nivelit të mirëqenies sociale dhe realizimit të drejtësisë sociale, e ka edhe aspektin e vendosjes së standardeve juridike nga marrëdhënia e punës. “Me qëllim që të vendoset ligjshmëria në vend, dhe të shënohet rritje ekonomike, Qeveria ka vendosur prioritet në punën e vetë në luftimin e ekonomisë jo formale duke përfshirë edhe luftimin e  punësimit jo formal”, tha zëvendësministri. Duke folur rreth të drejtave të punëtorëve dhe luftimit të informailitetit, Dukolli informoi të pranishmit se MPMS është duke bërë edhe plotësim ndryshimin e Ligjit për Inspektoratin e Punës. “MPMS mbetet e angazhuar dhe përkushtuar që të ngritë  nivelin e respektueshmërisë së legjislacionit, luftimin e ekonomisë joformale brenda mandatit qe ka, përmes mekanizmave të vetë juridik”, theksoi zëvendësministri Dukolli.

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …