Kryetari Zenun Elezaj u takua me famullitarin e Kishës në Klinë Don Lorenc Sopi

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, është takuar me famulltarin e Kishës Katolike Shqiptare “ Zoja e Këshillit të Mirë” në Klinë, njëherësh edhe dekan i Dekanatit për Regjionin e Pejës, Don Lorenc Sopi. Kryetari Elezaj, me don Sopin, ka biseduar për aktualitetin në këtë komunë, sfidat, bashkëpunimin dhe nevojat që ka kjo Famulli dhe komuniteti. Të dy bashkëbiseduesit, u zotuan se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ishte vlerësim i përbashkët se toleranca fetare në Komunën e Klinës është shembull në rajon, e tillë do të vazhdojë të jetë prore edhe në të ardhmen, u vlerësua në takim.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …