Aleanca Kosova e Re pret nga qeveria ta shqyrtojë vendimin për shkarkimin e Flamur Sefajt

Ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj raporton për procesin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Interpol

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, të martën do të raportojë për procesin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Interpol para anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike.

“Nesër Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën do të raportojë ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj. Raporti ka të bëjë me procesin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Interpol.  Takimi do të mbahet  në ora 13:00,  në sallën S-1”, është thënë në njoftimin e Zyrës për Informim të Kuvendit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat rrisin presionin ndaj Qeveria e Kosovës: Paga e 13-të nuk mjafton, kërkohet rritje urgjente e koeficientit

Ndërsa Qeveria e Kosovës pritet të miratojë vendimin për ekzekutimin e pagës së 13-të për …