Kryetari Jashari priti në takim Forumin e Gruas të LDK-së

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, priti në takim, Lirije Kajtazi, kryetare e Forumit të Gruas, në Lidhjen Demokratike të Kosovës, së bashku me bashkëpunëtorë.

Në këtë takim u diskutua për fuqizimin e rolit të gruas në vendimmarrje, për përkushtimin për të ndjekur rrugët më të mira të bashkëpunimit për të qenë më afër qytetarit.  Zonja Lirije Kajtazi, theksoi se Skenderaj tashmë ka treguar që përkrahë fuqizimin e rolit të gruas nëpër institucione, duke pasur parasysh se edhe Kryesuesja e Kuvendit Komunal në Skenderaj është një femër. Po ashtu Kajtazi, në emër të Forumit të Gruas, uroi kryetarin Jashari, duke i dëshiruar shëndet dhe suksese në postin e të parit të Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …